Perez jep alarmin

Futboll

Perez jep alarmin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Perez jep alarmin

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka shprehur shqetësimin e tij për shitjen e disa klubeve europianë (Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Newcastle) në duart e fondeve të investimeve të vendeve arabe si Emiratet Arabe ose Arabia Saudite që e bëjnë më të komplikuar konkurrencën në merkato:

“Duhet të respektojmë kontratat dhe të kërkojmë të marrim lojtarët më të mirë, por për ta bërë duhet të kemi mundësinë të paguajmë.

Por tani nuk t’i shesin as nëse ofron 200 milionë (shuma e ofruar nga Los Blancos për Mbappe) sepse ka shumë klube në pronësi të disa shteteve sovrane”, ka thënë Perez për Marca-n.

“Do të vijë dita kur 30 klubet e para të Europës do të jenë në këtë situatë, në pronësi të vendeve të huaja, dhe nuk besoj se kjo shkon kundër parimeve të Komunitetit Europian”.

Perez ka folur edhe për Superligën, duke e krahasuar me Kupën e Kampionëve, e krijuar në 1955-ën nga një prej pasardhësve të tij,  Santiago Bernabeu:

“Në atë kohë, kur lindi Kupa e Kampionëve, është e njëjta si sot. Futbolli duhet bërë me meritat dhe burimet që ke në dispozicion, duke ndjekur parimet e BE për solidaritetin, konkurrencën dhe fair play. Unë kam ndërmend të luftoj për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat