Bale mungon disa javë

Futboll

Bale mungon disa javë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Bale

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale sapo u rikthye nga lëndimi, ka pësuar lëndim tjetër.

Uellsiani u lëndua derisa përfaqësonte Kombëtaren e Uellsit në ndeshjen e parafundit.

Në testet e bëra te Real Madrid, është rezultuar që Bale ka probleme tjera muskulore dhe që nuk do jetë gati për tre javë, kështu raporton El Chiringuito.

Kjo do jetë mungesë e madhe për lojtarin që ka munguar që nga muaji gusht.

Ndërkohë, ekziston mundësia e madhe që në verë, Bale të largohet nga “Santiago Bernabeu” si agjent i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat