Eliminohet Kukësi

Futboll

Eliminohet Kukësi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Eliminohet Kukësi

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit në kuadër të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë teksa surpriza vjen nga Kukësi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Vlorë, verilindorëve nuk iu mjaftoi një fitore 1-0 ndaj Egnatias, duke qenë se ishin mposhtur në të takimin e parë me rezultatin 3-1. Tashmë, të besuarve të trajnerit Diego Longo, iu mbetet të përqendrohen në kampionat, ndërsa rrogozhinasit konfirmohen “hirushja” e këtij sezoni.

Ndërkaq, nuk ka pasur surpriza në sfidat e tjera me Vllazninë që ka fituar thellë në shtëpi ndaj Pogradecit me rezultatin 6-1, ndërsa kishin triumfuar edhe në sfidën e parë me rezultatin 0-2. Nga ana tjetër, Partizani mposhti Besëlidhjen me shifrat 2-0, ndërsa në sfidën e parë lezhjanët ishin dorëzuar me shifrat 0-1.

Sakaq, Teuta mposhti Korabin 2-0, teksa rezultati i përgjithshëm është 3-0 në favor të durrsakëve.

Ndërkohë, Laçi vuajti jo pak kualifikimin pasi ndaj Tomorit u ndal në një barazim 1-1, por kaloi vetëm në sajë të rezultatit të ndeshjes së parë ku kishte triumfuar me rezultatin 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat