UEFA e dënon Griezmannin

Futboll

UEFA e dënon Griezmannin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:53
UEFA e dënon Griezmannin

Një javë para përballjes me Milanin, Atletico ka mësuar se do të luajë pa njërin prej futbollistëve kryesor të skuadrës, Antoine Griezmann.

UEFA ka njoftuar se Griezmann është dënuar me dy ndeshje.

Një tashmë ka munguar, në sfidën e kthimit në Anfield me Liverpoolin, derisa ai do të mungojë edhe kundër Milanit në Metropolitano.

Për Atleticon është sfidë për jetë a vdekje, pasi aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Grupin B me 4 pikë, derisa Porto e dyta me pesë pikë.

Liverpooli tashmë është kualifikuar, katër ndeshje, katër fitore deri më tani në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat