Danimarka “godet” sërish Katarin

Futboll

Danimarka “godet” sërish Katarin

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:44
Danimarka “godet” sërish Katarin

Danimarka u kualifikua në Kupën e Botës “Katar 2022” si e para e grupit të saj. Përfaqësuesja daneze, e angazhuar në luftën për të drejtat e njeriut, vazhdimit ka kritikuar vendin organizator, Katarin, për kushtet e punëtorëve dhe të të drejtat e mohuara ndaj emigrantëve, duke qenë në një linjë me Amnesty International.

Por ky angazhim i Danimarkës nuk do të ndalet as gjatë finaleve të Botërorit, mu në zemër të vendit organizator. Federata Daneze e Futbollit ka vendosur që gjatë seancave stërvitore në Katar futbollistët do të veshin fanella me mesazhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Jacob Jensen, drejtues i DBU (Dansk Boldspil-Union”), deklaroi: “DBU ka qenë prej kohësh shumë kritike ndaj organizimit të Kupës së Botës në Katar, por tani ne po intensifikojmë përpjekjet tona në mënyrë që të përfitojmë nga fakti se jemi të kualifikuar, për të punuar për më shumë ndryshime në këtë vend në lidhje me të drejtat e njeriut”.

Përfaqësuesit e Danimarkës janë shprehur se do të jenë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e hotelit dhe të shërbimeve të tjera në Katar për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat