Katastrofë, gjyshi i lojtarit të Serie A kërcënon me thikë në fyt klientin në lokal

Futboll

Katastrofë, gjyshi i lojtarit të Serie A kërcënon me thikë në fyt klientin në lokal

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Katastrofë, gjyshi i lojtarit të Serie A kërcënon me thikë në fyt klientin në lokal

Familja e Xhanluka Skamaka, sulmuesit të Sassuolos, rikthehet si protagoniste, këtë herë për shkak të gjyshit të lojtarit,  Sandro Skamaka.

Sipas asaj që shkruan ‘’Il Messaggero’’, gjyshi talentin italian ka hyrë në një lokal në Fidene, një periferi të Romës, i armatosur me thikë ku dyshohet se ka kërcënuar me vdekje një klient duke i drejtuar tehun në fyt.

66-vjeçari u ndalua me forcë nga oficerët e policisë të cilët nuk arritën ta qetësonin në asnjë mënyrë tjetër agresorin. Më pas, Sandro Skamaka është prangosur menjëherë me akuzën për armëmbajtje pa leje, kërcënime dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë .

Por kjo nuk është hera e parë që familja Skamaka bëhet protagoniste.

Pak muaj më parë, babai i sulmuesit të Sasuolos, Emiliano , solli panik në qendrën stërvitore të Romës duke shkatërruar makinat e drejtuesve të verdhekuqve ku më pas mori dhe ankesa për dëmtime materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat