Llapi është para sfidës së madhe, përballet me liderin

Futboll

Llapi është para sfidës së madhe, përballet me liderin

Nga: K.Goca Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:54
Llapi është para sfidës së madhe, përballet me liderin

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, është para sfidës së madhe. 

Kryetrajneri llapjan, Tahir Batatina, kërkon angazhim maksimal të djelmoshave të tij në duel me Ballkanin nga Theranda.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën (13.30) në Merdarë, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Dita e diel na bashkon në stadiumin e Merdarës sepse djelmoshave që shkruan historinë dhe po mbrojnë denjësisht ngjyrat bardh e kaltër, iu nevojitet përkrahje masive në ndeshjen derbi ndaj FC Ballkanit.

Siç dihet ekipi ynë po kalon në një formë pozitive dhe synon kreun e tabelës andaj me mbështetjen e tifozëve do ta kemi më të lehtë arritjen e qëllimeve”, njofton KF Llapi. 

Ballkani kryeson me 24 pikë, gjashtë më shumë se Llapi në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat