Perez këmbëngul

Futboll

Perez këmbëngul

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Perez këmbëngul

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ishte një nga themeluesit e projektit të Superligës, një kompeticion ku do të merrnin pjesë vetëm klubet kryesore të Kontinentit duke bërë spektaklin e garantuar.

Megjithatë, UEFA ishte totalisht kundër kësaj ideje dhe për momentin ajo është lënë mënjanë. Por, Perez nuk ka hequr dorë dhe së fundmi është shprehur se kompeticioni i ri ka të bëjë me lirinë, transparencën dhe solidarizimin.

“Superliga është liri. Ne për shkak të pandemisë kërkuam të ndryshonim dinamikat e futbollit që ai të mos vdesë. Superliga ka të bëjë me transparencën, Fair-Play financiar dhe solidarizimin.

Është projekti që më në fund do të ndalojë klubet se marri një suport të madh financiar dhe do të rikthejë Fair-Play”, u shpreh Perez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat