Hysaj e bën për barelë mbrojtësin e Juventus

Futboll

Hysaj e bën për barelë mbrojtësin e Juventus

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Hysaj e bën për barelë mbrojtësin e Juventus

Juventus mori një fitore të rëndësishme në Serie A, teksa mposhti ditën e djeshme me rezultatin 0-2, Lazion. Mirëpo, trajneri Massimiliano Allegri nuk mund të festojë plotësisht duke qenë se ka humbur për shkak dëmtimi Danilon.

Mbrojtësi brazilian pati një përplasje të fortë me Elseid Hysajn dhe në minutën e 15 u detyrua të linte fushën e lojës ndërsa dhimbjet për 30-vjeçarin ishin të mëdha me lojtarin që nuk i mbajti dot lotët dhe u largua vetëm me ndihmën e barelës.

Në klubin bardhezi shqetësohen për faktin se Danilo mund të ketë dëmtuar gjurin dhe këtu do të kishte telashe për të dyja palët.

Megjithatë, peshën e dëmtimit do ta tregojnë vetëm analizat në vijim, teksa Danilo në këtë sezon ka qenë një ndër të besuarit e trajnerit Allegri dhe mungesa e tij për një kohë të gjatë do të ishte një humbje e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat