Derbi në Merdarë

Futboll

Derbi në Merdarë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:26
Derbi në Merdarë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligë, pritet luftë e madhe në fushë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi e pret Ballkanit në ndeshjen kryesore të javës, e cila zhvillohet në Stadiumin e Merdares, me fillim nga ora 13:00.

Skuadra e Batatinës kërkon vazhimin e ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, ndërsa ajo e Isufit udhëton për tri pikë për të vazhduar të jetë lider në Superligë.

Kjo ndeshje interesante do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në VAR do të jetë Dardan Çaka dhe asistenti i tij Granit Hyseni.

Llapi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 18 pikë, teksa Ballkani në të tretin me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat