Daci sërish shënon gol

Futboll

Daci sërish shënon gol

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Daci sërish shënon gol

Erdon Daci s’ka të ndaluar së shunuarai gola në Ligën e Dytë në Belgjikë. Së fundit realizoi gol në fitoren e Vesterlos në transfertë, ndaj Lirsit me 5:1.

Daci u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 56-të, me të cilin e paralajmëroi fitoren e skuadrës së Vesterlos, që deri në minutën e 74 shënoi 4 gola, para se Lirs të shënojë golin e ngushëllimit. Ndërkohë kishte ende kohë që Vesterlo të shënojë edhe golin e pestë.

Erdon Daci tani ka regjsitruar 5 gola dhe është në vendin e dytë të golashënuesve më të mirë në Ligën e Dytë të Belgjikës dhe vetëm austriaku Maderner nga Vaslandai , me një gol më shumë është para tij dhe në vendin e parë.

Me këtë fitore, Vesterlo, forcon pozitën e parë, tani me 10 pikë para Beverenit, pas 12 xhiro në Ligën e Dytë të Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat