Shpërthen Sarri

Futboll

Shpërthen Sarri

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:04
Shpërthen Sarri

Maurizio Sarri nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes së pësuar në kampionat kundër Juventus-it.

“Penalltia e Morata-s është një episod për VAR? Mua më është dukur një gabim i qartë i VAR. Cataldi ka ndërhyrë te topi dhe ka ndërhyrë përballë kundërshtarit. Më pas janë përplasur të dy”, ka thënë Sarri për LaLazioSiamoNoi.

“Atëherë, pse nuk është shkuar te VAR për shtyrjen ndaj Pedro në zonë? Te penalltia e Morata-s, arbitri është dy metra larg. Nuk është në gabim i bujshëm që kërkon ndërhyrjen e VAR. Është një penallti që jepet vetëm në Itali dhe vetëm në Itali ndërhyn VAR për një ndërhyrje të tillë”.

Në lidhje me ndeshjen: “Ndeshja është zgjidhur me atë episod. Kemi bërë një ndeshje të mirë në 30 minutat e para të pjesës së dytë. Jemi shpërbërë në fund sepse donim të barazonim. Ata kanë fituar si Juventus: penallti e dyshimtë për avantazhin, mbrojtje solide dhe kundërsulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat