Reagon Enrique

Futboll

Reagon Enrique

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Reagon Enrique

Emra të shumë trajnerëve të njohur në botën e futbollit janë duke u lidhur me stolin e trajnerit të Manchester Unitedit pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” e konfirmuan të dielën në mëngjes sharkimin e Solskjaer pas rezultateve shumë të dobëta dhe njëkohësisht e emëruan Michael Carrickun si trajner të përkohshëm të skuadrës.

Njëri nga emrat që u përmendën si zëvendësues potencial i noirvegjezit është spanjolli Luis Enrique për të cilin u tha se ai është rekomandim i yllit të skuadrës Cristiano Ronaldos.

Por, të githa këto zëra i ka mohuar vet Luis Enrique duke thënë se janë gënjeshta totale. “A është sot dita e gënjeshtrave?”, tha Enrique për “La Sexta”. Duket se Enrique nuk po planifikon të largohet nga Spanja për momentin, dhe ai kuptohet se është shumë i lumtur me punën e tij aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat