Tregon prapaskenat

Futboll

Tregon prapaskenat

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:28
Tregon prapaskenat

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë pjesë e botës së futbollit edhe pse tashmë është një 43-vjeçar. Legjenda e portës është pjesë e Parmës në Serinë B dhe po jep kontributin e tij për ta ringjitur klubin në elitë.

Së fundmi, Buffon i është rikthyer edhe njëherë të kaluarës së tij te Juventus teksa tregon prapaskenat me trajnerin Maurizio Sarri  ndërsa është i bindur se Andrea Pirlo nuk mund të quhet një dështim.

“Sarri te Juventus kishte shumë vështirësi, sepse në fillim pati disa mosdakordësi.

Nuk po them për përplasje, megjithatë pas një muaj e kuptua se ai nuk mund ta bënte atë punën që ishte mësuar.

Kështu iu desh të ndryshonte, por një si ai nuk është mësuar ta bëjë këtë. Sari nuk kishte më atë entuziazmin që e karakterizon.

Pirlo? Për mua Pirlo te Juventus nuk është dështim sepse ai fitoi Kupën dhe Superkupën, u kualifikua për në Champions. Nuk mund t’i thuash dikujt me këto arritje që ka dështuar.

Ronaldo? Nëse ai nuk ishte i bindur për të qëndruar atëherë më mirë që u largua ndërsa Allegri bëri mirë që u rikthye sepse duket i bindur që mund të fitojë”, u shpreh Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat