Tallet me Juventusin

Futboll

Tallet me Juventusin

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:34
Tallet me Juventusin

Masimiliano Alegri mund të mbahet dhe pa dyshim që është një strateg i madh, por ndoshta edhe kolegu i tij gjerman jo më kot në vetëm 5 muaj punë sezonin e kaluar, arriti që të dërgonte Chelsea nga një kolaps total në kampionat te fitorja e Ligës së Kampioneve.

Dhe për të bërë edhe më gjigante paraqitjen përballë Juventusit, trajneri i bluve të Londrës duartroket lojtarët e tij, duke shtuar edhe dozën e vetëkënaqësisë, duke qenë se tre goleadorët e parë kanë dalë nga akademia e Chelsea.

“Ishte një mbrëmje perfekte, një paraqitje dhe një rezultat shumë i bukur nga ana jonë.

Kundër Juventusit ideja ishte që të merrnim fushën, të ndërtonim lojën dhe të ishim cinikë në rastet që do të na paraqiteshin. Mendoj se e bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, madje duke qenë fantastikë edhe në mbrojtje, prandaj e merituam totalisht fitoren dhe vendin e parë në grup.

Gjithsesi, kohët e fundit kemi marrë ndoshta disa herë me të drejtë edhe ndonjë kritikë, ndaj që të gjithë tani e në vazhdim të mbajmë këmbët fort në tokë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat.

Ah se harrova, sot (dje) ishte një natë e madhe edhe për akademinë tonë. Xhejms, Shalobah dhe Odoi kanë dalë nga aty dhe kjo tregon se talentin e kemi të shpërndarë në çdo molekulë të klubit dhe kjo më bën të lumtur, duke parë se do të jetë një sezon i gjatë edhe sivjet”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat