Ilir Camaj - shënues i dyfishtë, skuadra shqiptare në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi

Futboll

Ilir Camaj - shënues i dyfishtë, skuadra shqiptare në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:19
Ilir Camaj - shënues i dyfishtë, skuadra shqiptare në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi

Futbollisti Ilir Camaj është në formën më të mirë, falë tij skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

Camaj me bashkëlojtarë treguan lojë të mirë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 OFK Titogradin në Podgoricë.   

“Ilir Camaj e çon Deçiqin në gjysmëfinale të Kupës. Skuadra e Miljan Radoviqit e ka mposhtur me rezultat 2:0 OFK Titogradin.

Finalisti i sezonit të kaluar, i ka shënuar të dy golat në pjesën e dytë në stadiumin ‘Aeroporti i Vjetër’ dhe shënues është Ilir Camaj në minutën e 53-të e të 79-të

Kanë qenë Bozhoviç dhe Vulaj, ata që asistuan për golat e Camajt. Bozhoviç mund ta përfundonte ndeshjen me dy asistime, por pas asistimit të tij, Jonathan Dreshaj goditi shtyllën në minutën e 58-të.

Rastin më të mirë OFK Titograd e pati në pjesën e parë kur Dreshaj e hoqi topin në vijën e portës pas gjuajtjes së Miliq Bogiçeviç.

Ndryshe, ndeshja e sotme filloi me 20 minuta vonesë, pasi pranë fushës nuk kishte ambulancë”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat