Gimenez: Mosha gënjen

Futboll

Gimenez: Mosha gënjen

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Gimenez: Mosha gënjen

Jose Gimenez, mbrojtësi i Atletico Madridit, foli për Gazzetta dello Sport për ndeshjen e San Siros kundër Milanit, teksa sonte do të jetë përballja e dytë mes dy skuadrave…

“Nuk jam i interesuar të flas për arbitrat, por po, mund të them se në San Siro kemi përjetuar një ndeshje shumë të komplikuar.

20 minutat e para Milani luajti me një intensitet shumë të lartë dhe nuk na la të merrnim frymë dhe të sulmonim, filloi shumë mirë dhe goli na lëndoi, por më pas kur mbeten me dhjete ne e shfrytëzuam, filluam të sulmonim në krahë dhe duke grumbulluar njerëz në zonë. Ata u mbrojtën mirë, por në fund gjetëm golat që na dhanë pikë themelore”.

Gimenez më pas u ndal te Theo Hernandez që kthehet në Madrid si kundërshtar pasi e ka nisur karrierën në Akademinë “colchoneros”.

E pashë pak këtu ne Madrid, sepse ai ishte në Cantera dhe më pas shkoi në huazim te Alaves pa shkuar në ekipin e parë. Por unë e shikoj atë duke luajtur dhe ai është mbresëlënës: ka forcë fizike shtazore”

Një koment edhe për Ibra: “Mosha gënjen. Unë kam qenë gjithmonë i parakohshëm në futboll dhe jam rritur duke përsëritur se nuk luan me kartën e identitetit në dorë.

Ibrahimoviç është një lojtar në gjendje të përsosur fizike dhe ai është thelbësor për Milanin, ne e dimë shumë mirë këtë. Niveli i tij aktual nuk më habit sepse është pasqyra e një karriere të jashtëzakonshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat