Juve e kërkon me ngulm

Futboll

Juve e kërkon me ngulm

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:55
Juve e kërkon me ngulm

Juventusi e kupton se përveç mbrojtjes e cila mori një goditje të rëndë në Londër kundër Çelsit, me pësimin e katërt golave, po has shumë probleme edhe në sulm, për sa i përket gjetjes së golit.

Prandaj, drejtuesit e klubit torinez kanë vendosur që të nisin të marrin masat ndaj këtij problemi të rrezikshëm për vazhdimin e sezonit, duke bërë dje ofertën e parë për Dushan Vlahoviçin.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë kanë ofruar 50 milionë euro për bomberin serb, për ta marrë që në merkaton e janarit, por nga Firencja ka ardhur kundër kundërpërgjigjja e fortë:

“Për Vlahoviçin duhen të paktën 70 milionë euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat