Xavi e do Cavanin

Futboll

Xavi e do Cavanin

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Xavi e do Cavanin

Sergio Aguero do të jetë jashtë fushave për një kohë, nëse veçse nuk i var atletet për shkak të probleme me zemër.

Kështu, sipas “Fichajes”, Xavi Hernandez iu ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës një tjetër sulmues veteran.

I përzgjedhuri është Edinson Cavani i Manchester United dhe raportohet se kanë nisur tashmë bisedimet.

Sipas Fichajes, Barcelona do të tentojë ta transferojë sulmuesin  në afatin kalimtar të janarit, pasi s’po gjen hapësira te ‘djajtë e kuq’, ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon.

Xavi do t’i ofrojë fillimisht gjashtë muaj kontratë me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat