Infantino sulmon kundërshtarët

Futboll

Infantino sulmon kundërshtarët

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Infantino sulmon kundërshtarët

“Ndodh në çdo moment të jetës, kur ka ndryshime. Ata që janë në krye nuk duan që asgjë të ndryshojë”.

Kështu, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nga asambleja e përgjithshme e CAF (Konfederatës Afrikane të Futbollit), që u zhvillua sot në Kajro, sulmoi direkt konfederatat kundërshtuese, që nuk e kanë martuar projektin e tij; Kupën e Botës çdo dy vite.

“Është përgjegjësia jonë të mbajmë ëndrrën gjallë dhe t’u japim mundësi të gjithëve, – shtoi kreu i FIFA-s. – Evropa dhe Amerika e Jugut kanë frikë se, ndoshta, nëse pozicioni i tyre drejtues ndryshon, mund të vihet në rrezik. Kundër këtij projekti janë ata në krye”.

Më pas Infantino përfundoi duke përsëritur: “Ne e kuptojmë, i përgëzojmë dhe i duartrokasim që patën kaq sukses në arritjen e majës. Kjo është fantastike dhe unë jam shembull për të gjithë. Por, në të njëjtën kohë nuk mund t’ua mbyllim derën të tjerëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat