Xhevdet Muriqi befason...

Futboll

Xhevdet Muriqi befason...

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:39
Xhevdet Muriqi befason...

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, të viteve të 80-ta (1983-1988), kur garonin në ligën e parë ish jugosllave, Xhevdet Muriqi, befason me një fotografi të 30 qershorit të vitit 1985. 

Prishtina atëkohë, kishte fituar me rezultat 3:1 ndaj skuadrës kroate Dinamo nga Vinkovci, e cila ishte zhvilluar para 35 mijë shikuesve në kuadër të javës së fundit (34-të).

Në atëkohë, kryetrajner i Prishtinës ishte i famshmi Mirosllav Çiro Bllazheviq, i cili sot është në gjendje të vështirë shëndetësore, vuan nga kanceri.

“I pari në të majtë (i ndjeri) Faton Domi, Fadil Muriqi, unë dhe Shefqet Lajçi. Foto pas ndeshjes se fundit kampionale me Dinamon e Vinkovcit (3:1) në Prishtinë”, shkruan Muriqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat