Klopp i trembet konkurencës

Futboll

Klopp i trembet konkurencës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:02
Jurgen Klopp

Ralf Rangnick është shumë pranë zyrtarizimit te stoli i Man United.

Në Gjermani ai quhet “Profesor”, sepse ai u shfaq në televizionin gjerman me kostum dhe syze për të folur për futbollin.

Klopp është një nga ndjekësit e tij dhe në konferencën për shtyp para duelit Liverpool-Southampton ai lavdëroi Rangnick kur u pyet për ardhjen e tij te Man United:

“Fatkeqësisht, një trajner i mirë vjen në Angli, në Manchester United! Ai është një trajner me shumë me përvojë, ai ndërtoi dy klube nga asgjëja”, komentoi me hidhërim Klopp .

Ai nuk dyshon se Man United do të përmirësohet me trajnerin veteran gjerman dhe konsideron se  për skuadrat e tjera Premier nuk është një lajm i mirë:

“Manchester United do të organizohet në fushë. Natyrisht nuk është një lajm i mirë për ekipet e tjera". tha menaxheri i Liverpool-it .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat