Martini: Golat e Partizanit aksidental

Futboll

Martini: Golat e Partizanit aksidental

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:33
Martini: Golat e Partizanit aksidental

Pas disfatës 2-1 ndaj Partizanit, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për emsionin Gol

Pas Goli në Supersport teksa ka theksuar se në momentet e fundit të ndeshjes duhej të tregoheshin më gjakftohtë.

Mungesë përqendrimi në fund kur edhe ndëshkuat me të kuq? “Të vjen keq se ishte një ndeshje që shënuam, kishim mundësi ta mbyllnim lojën. Pastaj kur humbet raste e pëson. 

Topi ishte në favorin tonë dhe anësori e dha faull në anën tjetër, por ishin momentet e fundit dhe duhej të ishim më gjakftohtë të mos binim pre e provokimeve të atyre. Qetësia në ato momente është mbi të gjitha.

Duhej ta mbyllnim ndeshjen, se në momentet kur të duhen pikët me patjetër të fillon stresi. Sot donim me patjetër pikët maksimale dhe kjo na bëri nervozë. Kriza e pikëve të fut në siklete të tilla.

Ka probleme në mbrojtje Teuta? Na kanë ardhur dy qendra të reja, janë të mirë por nuk janë të konsoliduar. Sot bënë një nga ndeshjet më të mira dhe rasti i penalltisë apo goli i dytë janë aksidental. Por, ka diçka që nuk shkon”, u shpreh Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat