Mbappe është dëshira e madhe

Futboll

Mbappe është dëshira e madhe

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Mbappe është dëshira e madhe

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, vazhdon të pyetet për ardhjen e mundshme të sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Që të dy lidhen me Madridin, por sipas të gjitha gjasave, vetëm njëri do të përfundojë në “Santiago Bernabeu” vitin e ardhshëm.

Mbappe është dëshira e madhe e numrit një të klubit, Florentino Perez dhe tani Ancelotti ka zbuluar se ai është duke përgatitur terrenin për të bërë goditjen e madhe, por që ka refuzuar të flasë se cilin personalisht do ta dëshironte në skuadrën e tij.

“Mbappé apo Haaland? Në 2022 Bernabeu i ri do të jetë gati dhe Florentino ka synime shumë serioze për korrikun…”, u përgjigj Ancelotti, duke i ikur pyetjes së gazetarit, por që bëri me dije se diçka e madhe do të ndodhë.

Më pas, italiani foli për ardhjen e papritur në stolin e Realit, ofertë që assesi s’ka mundur ta refuzojë.

“Oferta e Madridit ishte një surprizë fantastike, megjithëse nuk i kisha humbur kurrë kontaktet me klubin”, u shpre Carlo.

Ndër të tjera, ai tregoi se sa shumë e do këtë klub dhe po të ishte në dorën e tij, s’do të lëvizte kurrë nga “Santiago Bernabeu”.

“Nëse do të ishte në dorën time, do të qëndroja përgjithmonë. Nuk ka vend më të mirë se në Madrid për të luajtur futboll dhe për të jetuar”, shtoi mes tjerash 62-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat