Teuta gjen pasuesin e Martinit

Futboll

Teuta gjen pasuesin e Martinit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:25
Teuta gjen pasuesin e Martinit

Teuta nuk humb kohë dhe gjen menjëherë trajnerin e ri. Pas largimit të Edi Martinit, durrsakët kanë vendosur t’ia besojnë pankinën Renato Arapit, ish kapiteni i skuadrës sezonin e kaluar dhe që mbante rol drejtuesi në klub.

Burime për SuperSport konfirmojnë se tashmë presidenti Hasanbelliu ka vendosur t’ia besojë pikërisht Arapit pankinën, teksa pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit durrsak.

Renato Arapi ka një karrierë të pasur si futbollist, teksa dy sezonet e fundit u rikthye të Superiore për të veshur fanellën e Teutës, me të cilën fitoi edhe titullin kampion sezonin e kaluar, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Kjo është eksperienca e parë e Arapit si trajner, teksa misioni i tij do të jetë rikthimi i Teutës te rezultatet pozitive, duke qenë se durrsakët po kalojnë një moment të vështirë, pasi nuk kanë asnjë fitore në 5 ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat