Shkëndija në Gjorçe Petrov përballen me Makedonija Gj.P

Futboll

Shkëndija në Gjorçe Petrov përballen me Makedonija Gj.P

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:57
Shkëndija në Gjorçe Petrov përballen me Makedonija Gj.P

Sot me fillim në orën 13:00, në kuadër të javës së pesëmbëdhjetë të LPFMV-së, kuqezinjtë në stadiumin në Gjorçe Petrov do të përballen me ekipin e Makedonija Gj.P.

Pas fitores në xhiron e fundit kundër Bregallnicës me rezultatin 1:0, kuqezinjtë në Gjorçe Petrov do të kërkojnë të përsërisin lojën sulmuese dhe të arkëtojnë tre pikë të reja. Ndeshja e fundit e Shkëndijës kundër Makedonija Gj.P. u zhvillua në fund të muajit gusht në Tetovë, ndërsa Shkëndija atë ndeshje e fitoi me rezultatin e thellë 4:0.

Orari i ndeshjeve deri në përfundim të këtij gjysmësezoni bëhet gjithnjë e më i ngjeshur. Duke marrë parasysh edhe ndeshjen e çerekfinales së Kupës e cila është në orar ditën e mërkurë, kuqezinjtë brenda 16 ditëve do të zhvillojnë gjithsej 5 ndeshje.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Aleksandar Grujoski nga Kërçova, do t’i ndihmojnë Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski nga Kërçova, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Ivana Projkovska nga Shkupi.

Jan Krivakm tha:  “Jemi mjaft të fokusuar për ndeshjen e rradhës. Gjendja në tabelë është kjo që është, por në ndeshjet e fundit ne kemi luajtur futboll mjaft të mirë ku kemi dominuar ndaj kundërshtarit. Punojmë me intensitet të lartë në çdo stërvitje dhe në ndeshjen kundër Makedonija Gj.P. hyjmë të përgatitur.

Kundërshtarin e njohim mirë pasi që kundër kësaj skuadre kemi luajtur edhe në të kaluarën. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni kundër Makedonija Gj.P. korrëm fitore të thellë 4:0, por ky rezultat nuk duhet të na mashtrojë dhe në ndeshjen e së dielës duhet të jemi shumë të koncentruar”.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të pesë kartonave të verdhë, kapiteni Egzon Bejtulllai mbetet jashtë kombinimit. Të gjithë lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Makedonija Gj.P.

Pozita momentale: Ekipi i Makedonija Gj.P. është i renditur në vendin e shtatë në tabelë, me 20 pikë të tubuara.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra e Makedonija Gj.P. ka katër fitore dhe një barazim. Në ndeshjen e fundit mundi ekipin e Skopjes në cilësinë e mysafirit me rezultatin 1:2.

Makedonija Gj.P. | ⏱ 13:00 | RTVM 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat