Grabitje e madhe në vilën e lojtarit

Futboll

Grabitje e madhe në vilën e lojtarit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:12
Grabitje e madhe në vilën e lojtarit

Grabitjet në vilat luksoze të futbollistëve janë shndërruar në një fenomen të zakonshëm, sidomos kur bëhet fjala për Italinë. Së fundmi, në mediat përtej Adriatikut është zbuluar një grabitje e përmasave gjigande në vilën luksoze të futbollistit të Inter, Arturo Vidal. Në fakt, ngjarja nuk është e freskët teksa ka ndodhur më datë 7 nëntor të vitit të kaluar teksa kileni ishte në fushë për derbin ndaj Milan, por është bërë publike vetëm ditën e sotme.

Hajdutët kanë thyer xhamat e vilës dhe ia kanë dalë të marrin prej andej disa ora të shtrenjta dhe të tjera bizhuteri me vlerë të lartë. Ndërkohë, ajo që ka bërë më shumë bujë ka qenë grabitja e një fouristrade tip Mercedes, të cilën Vidal e kishte të parkuar në oborr.

Sakaq, edhe pse “thesi” i hajdutëve ka qenë plotë, ata kanë tentuar të marrin edhe Ferrarin e parkuar po në oborr, megjithatë në këtë tentativë kanë dështuar duke u kënaqur vetëm me Mercedesin.

Sa i përket fatit të hajdutëve, ata ende nuk janë zbuluar edhe pse policia po vazhdon punën për të rënë në gjurmët e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat