Pendohet

Futboll

Pendohet

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:03
Pendohet

Mund të ketrë ardhur në fund që tani aventura e Georgino Wijnaldum te Paris Saint-Germain.

Në fakt, pas deklaratave të javëve të kaluara në lidhje me vështirësitë për t’u përshtatur në kryeqytetin francez dhe pasigurisë për vendin në formacionin titullar, zërat mbi një lamtumirë të mesfushorit janë shtuar.

Sipas TeamTalk, ish-ylli i Liverpool ka dëshirë të kthehet në Premier League.

Për futbollistin duket se është vënë në lëvizje Newcastle, që në janar do të ndërhyjë në merkato për të përforcuar ekipin me emra të rëndësishëm.

Dhe emri i Wijnaldum duket se është në krye të listës.

Tani mbetet për t’u kuptuar nëse PSG do ta pengojë largimin e tij të mundshëm. Kujtojmë se 31-vjeçari ka shkuar në Parim me kosto zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat