Inter nuk ndalet

Futboll

Inter nuk ndalet

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:15
Inter nuk ndalet.

Zikaltrit kanë mundur 2-0 Venezia-n të shtunën në mbrëmje. Një fitore e rëndësishme dhe aspak e sigurt pas lodhjes në Champions League.

Në mesfushë ka shkëlqyer përsëri Marcelo Brozovic. Dhe Inter-i është gati ta shpërbeljë me rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale e lojtarit skadon në qershorin e vitit 2022.

Në stadiumin e Venezia-s ka qenë i pranishëm edhe babai manaxher i futbollistit, Ivan Brozovic.

Kroati është shumë i rëndësishëm për Simone Inzaghi-t, me këtë të fundit që e thekson gjithmonë sa i rëndësishëm është lojtari për projektin zikaltër.

Sipas Calciomercato.it, ka optimizëm për të ardhmen e futbollistit me firmën që po afrohet.

Në ditët e ardhshme, janë parashikuar kontakte mes palëve, më pas Brozovic duhet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 5.5/6 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat