Ankohet Ismet Munishi

Futboll

Ankohet Ismet Munishi

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:48
Ankohet Ismet Munishi

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në barazimin 0:0 ndaj Llapit.

Munishi vlerëson se fusha në Merdar u ka pamundësuar të dyja ekipeve të tregojnë më të mirën në këtë takim.

“Ishte përballje e vështirë, pasi Llapi është në ecuri të mirë dhe ka skuadër të mirë. E kemi analizuar mirë Llapin dhe nuk e kemi lejuar të krijojë mundësi shënimi në këtë ndeshje.

Po të kishim luajtur në një fushë më të mirë do të kishim shfaqur më shumë në këtë ndeshje. Kemi luajtur me topa të gjatë shkaku i gjendjes së fushës. Ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, nuk i shohim kundërshtarët. Kemi pasur një ecuri shumë të mirë dhe do të përgatitemi për sfidat e ardhshme”, deklaroi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat