Ancelotti: Fitore e madhe

Futboll

Ancelotti: Fitore e madhe

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Ancelotti: Fitore e madhe

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, nuk e ka fshehur gëzimin për suksesin e arritur kundër Sevillës.

Një fitore e vuajtur e vendosur nga Vinicius. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme kundër një rivali që ka luajtur mjaft mirë.

Na kanë vënë në vështirësi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kemi dominuar”, ka thënë Ançeloti. Më pas ai është ndalur te Vinicius. “Ai është një lojtar i veçantë.

Nuk ka bërë ndeshjen e tij më të mirë, por ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm”, ka shtuar Ançeloti. Italiani gjithashtu ka kujtuar se tashmë kalendari ngjishet dhe takimet pritet të jenë dhe më të vështira. “Do të luajmë çdo tri ditë dhe do të kemi ngarkesë të madhe, duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat