France Football njofton se dy çmime te reja do jepen sonte përpos Topit të Artë

Futboll

France Football njofton se dy çmime te reja do jepen sonte përpos Topit të Artë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 17:28
Lionel Messi

“France Football” ka zbuluar diçka tjetër të veçantë që do ndodh gjatë ceremonisë për Topin e Artë.

Përpos Topit të Artë, që do ta fitojë futbollisti më i mirë për vitin 2021, “France Football” ka njoftuar se edhe dy çmime tjera do jepen sonte (e hënë).

Për çfarë do jenë këto çmime ose për kë, ende nuk dihet, por do mësohen pas disa orëve.

Mediat raportojnë se ylli i PSG-së, Lionel Messi për herën e shtatë në karrierë pritet ta fitojë Topin e Artë, derisa Robert Lewandowski do renditët në pozitën e dytë.

Deri me tani, janë konfirmuar se Luka Modric dhe Cesar Azpilicueta kanë zënë pozitat e 29-ta në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat