Shqiptari i mahniti të gjithë në Angli, firmos kontratë të re

Futboll

Shqiptari i mahniti të gjithë në Angli, firmos kontratë të re

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:07
Shqiptari i mahniti të gjithë në Angli, firmos kontratë të re

Anis Mehmeti është bërë brenda pak muajsh një nga emrat më të përfolur në kategorinë e tretë angleze.

Futbollisti i cili është bërë pjesë e Wycombes, po shënon me vazhdimësi dhe po tregon aftësi të jashtëzakonshme me skuadrën e cila është kthyer në pretendente për ngjitjen në kategorinë e dytë.

Ndaj pakkush kishte dyshim që për të do të vinte shpejt edhe momenti i firmës në një kontratë të re profesioniste, në mënyrë që të sigurohej e ardhmja e tij në klub, por edhe kushte më të mira financiare pasi deri tani ai trajtohej si një lojtar që vinte nga akademia.

Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.

“Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championshp ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat