Real Madrid është gati

Futboll

Real Madrid është gati

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:11
Real Madrid është gati

Te Real Madrid janë të bindur se Antonio Rudiger do të transferohet në Bernabeu verën e ardhshme.

Kontrata e mbrojtësit me Chelsea-n skadon në fundin e këtij sezoni.

Sipas Spox.com, drejtuesit e Real Madrid janë të bindur se gjermani do të transferohet në Spanjë vitin e ardhshëm.

Los Blancos duket se janë informuar se negociatat mes Rudiger dhe Chelsea-t kanë dështuar, me lojtarin që kërkon 12 milionë euro në sezon për të rinovuar, ndërsa londinezët i ofrojnë 8.5 milionë euro në vit.

Duke parë se nuk do të jenë të detyruar të paguajnë asgjë për kartonin, Real është i gatshëm të plotësojë kërkesat e Rudiger për ta marrë në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat