Probleme për Ronaldon

Futboll

Probleme për Ronaldon

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:28
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është i njohur, ndër shumë të tjera, për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, por superyllit portugez mund t’i ndalohet të paraqitet në terrenin stërvitor të Manchester United me automjete luksoze.

Trajneri i ri i përkohshëm Ralf Rangnick ka metoda strikte në cilindo klub që punon, për çështjet që kanë të bëjnë me fushën e lojës dhe jashtë saj, dhe roli i tij te United nuk do të jetë përjashtim.

Ndërsa me RB Leipzig, Rangnick i lejonte lojtarët e tij të raportonin në objektet e klubit vetëm me automjete të kompanisë, dhe Mirror pretendon se kjo politikë mund të sillet edhe në United, shkruan Marca.

Ronaldo ka një koleksion makinash me vlerë mbi 20 milionë euro, duke përfshirë Ferrari, Lamborghini dhe, së fundmi, një Bentley 300,000 euro në të cilën ai është fotografuar duke u kthyer në terrenin stërvitor të klubit.

Trajnerët e tij të kaluar kanë qenë të prirur t’i japin atij më shumë liri brenda dhe jashtë fushës për shkak të statusit të tij të superyllit dhe rëndësisë për ekipet e tij, megjithatë trajneri i ardhshëm gjerman nuk ka bërë kurrë përjashtime për vetëm një lojtar, që do të thotë se mund të ketë disa tensione mes tyre.

Nëse Rangnick vendos një rregull të tillë në United, lojtarët me shumë gjasa do të duhet të raportojnë në stërvitje me automjete Chevrolet, pasi pavarësisht faktit që kompania nuk sponsorizon më fanellën e ekipit të parë, ai është ende një partner zyrtar i Djajve të Kuq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat