Messi sëmuret...

Futboll

Messi sëmuret...

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:09
Messi sëmuret...

Ylli argjentinas, Lionel Messi është sëmurë me gastroenterit një ditë pasi e fitoi Topin e Artë për të here të shtatë në karrierë.

Ai është duke vuajtur nga simptomat e një gastroenteriti, një inflamacion i shpeshtë i lukthit dhe zorrëve.

Gastroenteriti është një gjendje shumë e shpeshtë që shkakton barkqitje dhe vjellje. Zakonisht shkaktohet nga infeksioni bakterial ose virusal. Gastroenteriti mund të jetë shumë i pakëndshëm, por zakonisht kalon vetë brenda javës dhe i sëmuri mund të kujdeset vet në shtëpi.

PSG do të përballet nesër (e mërkurë) me Nice, në kuadër të xhiros së 16-të dhe klubi ka konfirmuar se Messi është në dyshim për ndeshjen e nesërme për shkak të kësaj sëmundjeje.

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk kanë marrë pjesë në stërvitjet e sotme për shkak të simptomave të gastroenteritit. Mëngjesin e nesërm do të bëhen kontrolle shtesë”, thuhet në njoftimin e klubit france,  transmeton Insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat