Dy klube e dojnë

Futboll

Dy klube e dojnë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:12
Dy klube e dojnë

Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo.

Sipas asaj që raportojnë mediat anglezë, dy klubet nga Premier League janë vënë në gjurmët e lojtarit 22-vjeçar dhe që dëshirojnë ta transferojnë gjatë merkatos së verës.

Uruguaiani do të ketë vetëm një vit kontratë me blaugranët, të cilët duhet të ndërmarrin një veprim për të ardhmen e tij.

Klubi katalanas duhet ta bindë lojtarin që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës, në të kundërt të përfitojë nga shitja e tij gjatë verës që vjen për të mos rrezikuar që në vitin 2023 ta humbasin lojtarin me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat