Vjen reagimi epik

Futboll

Vjen reagimi epik

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:48
Vjen reagimi epik

Zlatan Ibrahimoviç dha një intervistë për mediat italiane ku përmendi disa momente nga jeta e tij. Suedezi tha se ndër lojtarët që kishte antipati ishte Materazi, për të cilin tha se kanë llogari ta hapura akoma. I menjëhershëm ka qenë reagimi i mbrojtësit.

Në intervistën e tij Ibra tha se Materaci është nga ata lojtarë që të markojnë vetëm për të të dëmtuar. Kjo nuk i ka pëlqyer italianit, i cili ka ironizuar sulmuesin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Në postim janë dy foto, një e Kupës së Botës dhe tjetra e Champions-it. Ironia qëndron se këto dy trofe, Ibrahimoviç nuk i ka fituar kurrë në karrierë kurse Materaci po. Respektivisht në 2006 me Italinë dhe në 2010 me Interin.

Përleshjet mes të dyve kanë dhënë gjithmonë emocione në fushën e lojës, por beteja vazhdon dhe jashtë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat