Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos

Futboll

Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:25
Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos

Ndoshta vitet kanë kaluar dhe kilogramët bëjnë të tyren, megjithatë klasi i Ronaldinho nuk mund të zhduket kaq lehtësisht.

Së fundmi, legjenda braziliane ka qenë pjesë e një miqësoreje bamirësie në Brazil, teksa pjesë e saj ishte edhe djali i një tjetër legjende, Ronaldo fenomenit.

Në këtë sfidë ku e ndau fushën me disa artistë, Ronaldinho shënoi një tregolësh dhe dhuroi në spektakël në fushë.

Sakaq, 41-vjeçari nuk ngurroi të shpërndante në rrjetet sociale edhe disa imazhe nga ndeshja duke theksuar se ende mund të luajë dhe të argëtohet në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat