Debutimi i shumëpritur

Futboll

Debutimi i shumëpritur

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:18
Debutimi i shumëpritur

Ndeshja me Salernitanën ishte ajo ku talenti argjentinas Matias Soule, bëri debutimin e tij me fanellën e Juventusit. Por me siguri edhe ai nuk e kujton me aq shumë entuziazëm këtë herë të parë si bardhezi.. Pikërisht mënyra se si ai shkeli në fushën e lojës, ka acaruar tifozët të cilët i janë kundërvënë trajnerit Masimiliano Alegri.

Ky i fundit kishte planifikuar që Sule të futej në fushë në vend të Dibala, por në çastet e fundit të sfidës, Juventusi fitoi penallti e kësisoj u bë zëvendësimi me Kulusevskin në mënyrë që Dibala vetë të gjuante nga pika e bardhë.

Kështu, Sule hyri në fushë dhe u rreshtua në kufirin e zonës së rreptësisë së Salernitanës, sipas rregullores. Dibala gjuajti jashtë dhe gjyqtari menjëherë vërshëlleu për fundin e ndeshjes. Pra në praktikë, Sule ka shijuar vetëm 2-3 sekondat e lojës efektive të ekzekutimit të penalltisë.

Një debutim që është bërë objekt kritikash në rrjetet sociale, ku është sulmuar Alegri rreth mënyrës se si po trajton lojtarët e akademisë e për më tepër një emër si Sule i cili është një lojtar i grumbulluar edhe nga kombëtarja A e Argjentinës, ndonëse nuk kishte luajtur me ekipin e parë te Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat