Monaco rigjen fitoren

Futboll

Monaco rigjen fitoren

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:58
Monaco rigjen fitoren

Monaco fitoi 1-3 në fushën e Angers, duke rigjetur fitoren në Ligue 1 pas katër javësh. Ekipi nga Principata e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.

Sfida u zhbllokua nga Myron Boadu në minutën e 20-të, me sulmuesin e ri që nuk gaboi përballë portës kundërshtare.

Monaco vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e fundit të fraksionit të parë të takimit gjeti golin e dytë me anë të Sofiane Diop.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë dhe minutën e 55-të rihapën ndeshjen falë një autogoli të portierit të Monacos.

I pafat gjermani Nubel, të cilit iu përplas topi në shpinë përpara se të ndalej në rrjetë pas një inkursioni shumë të bukur të Azzedine Ounahi.

Angers tentoi barazimin, por Axel Disasi realizoi me kokë në minutën e 73-të, duke vulosur suksesin e skuadrës së Niko Kovac.

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja me goleadë 5-2 e Strasbourg ndaj Bordeax, Montpellier mori tri pikët pas triumfit 1-3 në Metz, teksa Brest dhe Troyes mposhtën në fushat e tyre St Etienne dhe Lorient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat