Werner pranë rikthimit në Gjermani

Futboll

Werner pranë rikthimit në Gjermani

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:21
Timo Werner

Lojtari gjerman Timo Werner nuk po kalon një formë të mirë tek skuadra e Chelsea në premier League dhe është shumë larg paraqitjeve të tij kur ishte pjesë e kampionatit gjerman.

Sulmuesi 25-vjeëar nuk ka arritur të gjejë vazhdimësinë e tij këtë sezon me “blutë” e Londrës dhe një largim i tij duket mëse i mundshëm.

Drejtuesit e Chelsea po mendojnë ta shesin lojtarin që në merkaton e janarit dhe një opsion shumë i mirë për gjermanin ngelet rikthimi në Bundesligë, aty ku Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kërkojnë shërbimet e tij.

Në këtë mënyrë 25-vjeëari është i destinuar të rikthehet në gjermani aty ku përjetoi sezonet më të mira në karrierën e tij.

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e gjermanit për t’u ribashkuar me të, ndërsa në garë për Werner është edhe Dortmundi i cili e shikon sulmuesin si zëvendësuesin ideal të Erling Haaland i cili me siguri nuk do jetë pjesë e verdh e zinjve sezonin e ardhshëm.

Chelsea për të lënë të lirë lojtari fillimisht kërkon 45 milion euro të derdhen në arkat e klubit, pastaj është i lirë lojtari të shkojë ku të dojë.

Werner këtë edicion në 12 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat