Shtyhet debutimi i Rangnickut

Futboll

Shtyhet debutimi i Rangnickut

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Shtyhet debutimi i Rangnickur

Shtyhet debutimi i Rangnickut.

Ralf Rangnick është trajneri i përzgjedhur nga drejtuesit e Manchester United për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, megjithatë gjermani do të duhet të presë ende për debutimin në pankinën e “djajve të kuq”.

Pikërisht për mungesë të lejes së punës, tekniku 63-vjeçar gjerman do të shohë nga shkallët e tribunës super-ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit në “Old Trafford”, ndërsa skuadrën në fushë do ta drejtojë sërish Michael Carrick.

Lajmi u komunikua nga vetë klubi i Manchester United, që sqaron se leja e punës për Rangnick ka mbërritur vetëm pasditen e sotme dhe se tekniku gjerman do të bëjë debutimin në pankinë të dielën në sfidën ndaj londinezëve të Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat