Gjiganti anglez pritet të përforcohet

Futboll

Gjiganti anglez pritet të përforcohet

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Gjiganti anglez pritet të përforcohet

Gjiganti anglez pritet të përforcohet shumë në afatin kalimtar të janarit.

Përkundër përforcimeve të bujshme në verën e kaluar kur sollën në ekip futbollistë si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho e Raphael Varane, Manchester United nuk po arrin rezultatet e pritura.

Forma e dobët momentalisht, ka shtyerë drejtuesit e klubit anglez që të planifikiojnë disa përforcime për afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘Daily Star’, trajneri i ri i i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick do të këtë në dispozicion 100 milionë funte për t’i shpenzuar gjatë janar.

Përkundër shpenzimeve të shumta gjatë verës, United synojnë që të shpnezojnë edhe në janar, por kësaj radhe të kompletojnë skuadrën aty ku kanë mungesa.

Thuhet se mesfushori i Lepizigut, Amadou Haidara dhe Christopher Nkunku janë në listën e transfereve të mundshëm për Man Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat