Milan e do Tellesin

Futboll

Milan e do Tellesin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Milan e do Tellesin

Telles ka rënë në radarin e Milanit.

Sipas The Sun, Interi dhe Milani, që të dy klubet janë të interesuar për mbrojtësin e Manchester United, Alex Telles.

Klubet nga Milano do të tentojnë të bindin lojtarin që në afatin kalimtar të janarit, për të forcuar edhe më shumë skuadrën, pasi sezoni është i gjatë dhe objektivi i tyre është titulli në Serie A.

Në anën tjetër, Telles nuk është se ka pasur shumë minuta te djajtë e kuq, ai do të dëshironte të luante më shumë nëse këtë ia ofrojnë Inter dhe Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat