Në garë për çmim

Futboll

Në garë për çmim

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:10
Në garë për çmim

Pas përfundimit të xhiros së 14 në Premier Ligën angleze, kjo e fundit ka publikuar nominimet për trajnerin më të mirë të muajit nëntor.

Në garë për këtë çmim janë trajneri i ri i Aston Villas Steven Gerrard, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp dhe ai i Manchester Cityt Pep Guardiola.

Që prej emërimit si trajner i Aston Villas, Gerrard regjistroi fitore në ndeshjen e parë kundër Brighton me rezultat 2:0, kurse në ndeshjen e dytë e mposhti Crystal Palace me rezultat 2:1. Humbjen e parë Gerrard e shijoi kundër kampionit aktual Manchester Cityt.

Njëjtë sikurse Gerrard, trajneri Jurgen Klopp ka statistika të njëjta me Liverpoolin, ku kanë humbur një ndeshje dhe kanë fituar dy sosh.

Fillimisht, Liverpool pësoi humbje nga West Ham me rezultat 3:2, kurse dy javë më vonë e mposhti skuadrën e Arsenal me rezultat të thellë 4:0. Me po të njëjtin rezultat, Liverpooli i Jurgen Klopp shënoi fitore edhe kundër skuadrës së Southampton.

Ndërkaq, në dallim prej Gerrard dhe Klopp, trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka gjasat më të mëdha për ta fituar këtë çmim, pasi që regjistroi tre fitore në muajin nëntor.

Në javën e parë, Manchester City e mposhti me rezultat 2:0 Manchester United, kurse në javën e dytë shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Everton.

Në javën e fundit të nëntorit, skuadra e Pep Guardiolas shënoi fitore kundër West Ham me rezultat të ngushtë 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat