Tjetër humbje turpëruese për Dinamon

Futboll

Tjetër humbje turpëruese për Dinamon

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Tjetër humbje turpëruese për Dinamon

5:0 përfundoi ndeshja Laçi-Dinamo, me vendasit që rikthehen te fitorja pas dy javësh, ndërsa ekipi kryeqytetas regjistron një tjetër humbje të thellë. 19 gola të pësuar në 11 javë javë kampionat i bëjnë “Blutë” skuadrën me mbrojtjen më të dobët në Abbisnet Superiore, shkruan Supersporti.

Suksesi i sotëm ka ngjitur ekipin kurbinas përkohësisht në vend të katërt me 15 pikë, ndërsa Dinamo numëron dy pikë më pak. Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e shtatë me anë të Saliou Guindo, i cili shfrytëzoi një top të goditur keq me kokë nga Imami dhe kaloi Laçin në avantazh pasi dribloi Edvan Bakajn.

Dinamo reagoi dhe iu afrua barazimit me anë të Agim Ibraimit në minutën e 13-të, por sallakja e bukur e kapiteni u ndal nga traversa. Laçiu reagoi dhe iu afrua golit të dytë dy herë me anë të Mentor Mazrekajt, por gjuajtjet ishin të pasakta.

Redon Mihana pati një mundësi të mirë për Dinamon në minutën e 39-të, por lojtari kurbinas gjuajti keq. Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes u dominua plotësisht nga Laçi.

Vendasit dyfishuan në minutën e 54-t. Asist i Mazrekajt dhe gol i Dejan Zarubica. Katër minuta më vonë, Samakeh “flirtoi” me golin, por largoi me kokë në vijën fatale Renato Malota.

Laçi rinisi sulmet dhe nuk u ndal më. Mknuta e 60-të solli golin me kokë të Julian Shehut, Mentor Mazrekaj u ndal nga shtylla, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Guindo (73’), i cili gjeti golin e dytë personal pas asistit të Zarubica, ndërsa dy minuta më vonë pati festë edhe për Regi Lushkjen, i cili vulosi triumfin me “manita” të skuadrës së Mirel Josës.

Laçi-Dinamo  5-0  (6′ Guindo 7′, 73′, Zarubica 54′, Shehu 60′, Lushkja 75′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat