Humb durimin: Merreni në b... të gjithë ju…

Futboll

Humb durimin: Merreni në b... të gjithë ju…

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:58
Humb durimin: Merreni në b... të gjithë ju…

Ku ka perfunduar Douglas Costa? Rikthimi në Brazil pas sezoneve të trazuara te Juventusi, i kushtëzuar nga plagët e lëndimeve, nuk rezulton me fat. Fatkeqësisht, anësori sulmues po përballet me performanca të luhatshme, probleme të reja muskulore dhe madje disa kritika nga shumë tifozë të Gremios.

Situata shpërtheu me rastin e fitores ndaj San Paolos e cila la pasoja shumë të rënda polemike. Douglas Costa është bërë protagonist i një shpërthimi shumë të rëndë në kanalet e tij sociale, me fjalë të rënda që sigurisht nuk do t’i ndihmojnë për të përmirësuar raportin e tij me tifozerine.

Douglas Costa pas ndalesës së njëmbëdhjetë muskulare të marrë në disfatën ndaj América-MG është rikthyer në pozicion startues ndaj San Paolos. Numri 10 i Gremios bëri një ndeshje te dobet, duke pushtuar skenën për një episod kurioz që ndodhi në pjesën e dytë.

Ish-i i Bayernit dhe Juventusit u thirr sërish në stol nga trajneri i tij, i cili vendosi ta zëvendësojë. Në atë moment, megjithatë, lojtari u përfshi dhe në vend që të dilte nga fundi më i afërt, siç sugjeroi arbitri, ai këmbënguli të shkonte në pankinë për të shkëmbyer doren me shokun e tij të skuadrës.

Një humbje kohe që arbitri e ka ndëshkuar me një karton të verdhë shumë të rëndë pasi, duke qenë lojtar në paralajmërim, do të shkaktojë përjashtimin. Prandaj Douglas Costa do të mungojë në ndeshjen kundër Corinthians.

Skena kurioze tërboi tifozët e Gremios të cilët e akuzuan se kishte kerkuar te verdhen me qëllim që të qëndronte jashtë gjate fundjavës. Në rrjetet sociale ka pafund kritika për ish-Juventusin si “Ai u kthye në Gremio për një rrogë milionere dhe me kartonin e verdhë të kërkuar nuk do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të vitit”.

Fjalë që e shtynë të interesuarin të mbajë një qëndrim me një shpërthim shumë të rëndë, i cili me siguri do ta ngrohë edhe më shumë ambientin: “Merreni në b*thë  të gjithë ju që mendoni se mora kartonin e verdhë sepse doja. Arbitri me autorizoi te dilja dhe sapo i ktheva shpinen me nxorri te verdhen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat