Në telashe

Futboll

Në telashe

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:03
Në telashe

Jose Mourinho do të përballet për herë të parë me Interin, klub ku fitoi gjithçka në sezonin 2009-2010 dhe është pjesë e historisë tashmë, megjithatë situata para sfidës së të shtunës, bëhet gjithnjë e më dramatike për Romën e tij.

Kjo pasi të konfirmuara janë mungesat e holandezit Karsdorp dhe sulmuesit anglez Tammy Abraham, të cilët plotësuan numrin e kartonëve të verdhë kundër Bolognës dhe do të duhet ta shohin ndeshjen nga tribuna.

Gjithashtu sot është konfirmuar edhe mungesa e sulmuesit italian Stefan El Sharawi, i cili ka pësuar një dëmtim në mesjavë ndaj kuqebluve dhe nuk do të jetë as në stol për sfidën e nesërme ndaj zikaltërve.

Kjo situatë ka vënë shumë në vështirësi trajnerin portugez, që duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e talentit Afena-Gyan, i cili është prekur nga koronavirusi, ndërsa Vina dhe Cristante nuk janë rikuperuar plotësisht, por mund të sakrifikohen për të qenë të paktën në stol.

Jo fort e mirë situata edhe në kampin milanez, pasi Andrea Ranocchia mbetet i dëmtuar, ndërsa Bastoni dhe De Vrij janë në dyshim për transfertën kryeqytetase, duke komplikuar jo pak edhe zgjedhjet e Simone Inzaghit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat