Evra “i mbyll gojën përjetësisht”

Futboll

Evra “i mbyll gojën përjetësisht”

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:15
Evra “i mbyll gojën përjetësisht”

Në Angli nuk kanë munguar komentet negative ndaj Kristiano Ronaldos, pasi portugezi nuk arrin dot që të jetë protagonist në çdo ndeshje për të shpëtuar djajtë e kuq.

Jamie Carragher ka kritikuar së tepërmi Ronaldon, por në mbrëmjen e djeshme ka marrë “ndërhyrjen me sparkatë” nga Evra që i ftuar në studio, do të shprehej:

“Ka shumë nga këta ish-futbollistët që flasin për Ronaldon, siç është edhe Jamie Carragher. Ai ka luajtur 775 ndeshje në karrierën e tij, ndërsa Ronaldo ka shënuar golin e 801 tani.

Kështu, këta njerëz vazhdojnë të flasin, por në fillim duhet të shohin veten dhe rrugën e tyre”, u shpreh Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat